Kosova pranon donacionin prej 10.000 vaksinave nga Kroacia

 Kosova pranon donacionin prej 10.000 vaksinave nga Kroacia





Kosova ka pranuar 10.000 vaksina anti-COVID nga Kroacia.

Siç mëson KOHA ato do t’u dorëzohen autoriteteve shëndetësore nga ora 12:30.

Lajmin për ardhjen e tyre në Kosovë e ka konfirmuar për Kohën zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. Ai ka bërë të ditur se vaksinat kanë ardhur të mërkuren në mbrëmje.

Marrëveshja për ardhjen e tyre është nënshkruar më 24 maj mes ministrit Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq.





TË NGJASHME