Kosova shkruan historinë në Olimpiadën e Koreve Botërore, Kori nga Peja më i miri në botë në një kategori

 Kosova shkruan historinë në Olimpiadën e Koreve Botërore, Kori nga Peja më i miri në botë në një kategori

Një Kor nga Kosova ka shkruar historinë, duke u shpallur fitues në kategorinë “The Open Competition – Musica Contemporanea” në festivalin dhe kompeticionin më të madh koral në botë, “World Choir Games”.

Kori Siparantum nga Peja, të dielën në sallën më të njohur koncertale, Queen Elizabeth Hall (shtëpia e Filharmonisë Fllamane) në Antwerpen, u dëshmua si Kori më i mirë në botë në kategorinë ” Musica Contemporanea”.

Në këtë kategori, Kosova la prapa shumë shtete me traditë të gjatë.

Suksesi i jashtëzakonshëm nuk mori vëmendjen e merituar në Kosovë. Për këtë nuk pati ndonjë reagim nga kryeministri apo presidetja. Megjithatë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u shprehu shumë urime anëtarëve të Korit përmes një postimi në Facebook.

“Kori Siparantum sonte bëri histori për shtetin tonë, në Olimpiadën e koreve botërore, World Choir Games 2021.Siparantum është shpallur fitues në kategorinë, The Open Competition – Musica Contemporanea. Shumë urime!”, thuhej në postimin e MKRS-së.

TË TJERA