Kosova – temë e Bidenit në Evropë (VIDEO)

 Kosova – temë e Bidenit në Evropë (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nisur vizitën e tij të parë jashtë atdheut, qëkur është zgjedhur shef shteti.

“Do ta bëjmë të qartë se Amerika është kthyer dhe se demokracitë e botës qëndrojnë të bashkuara për të trajtuar të gjitha sfidat më të vështira dhe çështjet që kanë më së shumti rëndësi për të ardhmen tonë. Do të tregojmë se ne jemi të përkushtuar të udhëheqim me fuqi për t’i mbrojtur vlerat tona”, tha Biden gjatë një adresimi pranë ushtarëve amerikan në Britani të Madhe.

Në qëndrimin disa ditor në Evropë , Biden të premten dhe të shtunën është pjesë e Samitit të liderëve botëror të G7 që mbahet në qytezën bregdetare Cornwall.

Në mesin e top – temave do të jetë Ballkani Perëndimor dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Kur të shkojë në Bruksel më 15 qershor kryetari i Amerikës takon njeriun kyç të këtij dialogu – shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell si dhe sekretarin e Aleances veri-atlantike, Jens Stoltenberg.

“Në Bruksel unë do ta bëj të qartë se përkushtimi i SHBA-ve për NATO-m, më saktësisht artikullin 5 për mbrojtjen kolektive është i fortë si guri.Ky është obligim i shenjtë i joni”.

Ndërkohë në Kosovë, ndezja e motorëve të diplomacisë amerikane në skenën globale po shihet si shenjë e mirë për Republikën e rajonin.

Për këtë foli kryetari Komisonit parlamentar për politikë të jashtme, Haki Abazi.

Gjatë fjalimin e tij , Biden e përmendi dy herë Kosovën , kjo pasi që evokoi kujtime për djalin e tij të ndjerë Beu, I cili menjëherë pas fundit të luftës kishte shërbyer këtu .

TË NGJASHME