KQZ beson se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen në fillim të javës së ardhshme

 KQZ beson se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen në fillim të javës së ardhshme

Zëdhënësi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka deklaruar se KQZ-ja është duke punuar maksimalisht për të përmbyllur sa më shpejt aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, me qëllim të shpalljes së rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët.

“Dy aktivitetet që po zhvillohen këtu (I) rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja dhe () vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës, mund të themi se janë në përfundim e sipër dhe presim që të përmbyllen ditën e shtunë”, tha Elezi.

Deri më tani sipas tij, janë rinumëruar rreth 70% apo 377 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre pas vendimit të fundit të KQZ-së.Elezi shtoi se shërbimi votues i KQZ-së është në përfundim e sipër të vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga 2 – 12 shkurt.“Nga puna e deritashme nga ky shërbim janë hapur 41 mijë e 236 pako të supozura me fletëvotime prej nga kemi të aprovuara 48 mijë e 728 zarfe me fletëvotime dhe 18 mijë e 876 zarfe të refuzuara”, tha Elëzi.Arsyet e mos aprovimit të tyre sipas Elezit janë të ndryshme, por mund të kategorizohen në 5 grupe kryesore:“8 mijë e 417 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; 6 mijë e 113 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore; 1 mijë e 268 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë; 2 mijë e 249 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor); 829 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim”, tha Elezi.Sipas Elezit dy aktivitetet që po zhvillohen këtu janë rinumërimi i vendvotimeve dhe vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës.“Mund të themi se janë në përfundim e sipër dhe presim që të përmbyllen ditën e shtunë. Kjo na bën të mundur që të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të ardhura me postë”, shtoi ai.Elezi tha se pas përfundimit të tyre dhe procedurave në QNR, atëherë KQZ-ja është e gatshme për të shpallur rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët dhe besojnë shumë se do të bëhet në fillim të javës.Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, janë mbajtur më 14 shkurt.

TË NGJASHME