Kraki: Serbia nuk ndryshon, veprimi i qeverisë Kurti vetëm e forcon Kosovën si shtet serioz

 Kraki: Serbia nuk ndryshon, veprimi i qeverisë Kurti vetëm e forcon Kosovën si shtet serioz

Analisti Nezir Kraki u shpreh se askush nuk i kërcënon serbët në veri të Kosovës, por ama ka një oreks të shtuar të qeverisë serbe.





Sipas tij, shtensionimi i situatës duhet të kalojë përmes një riintegrimi të serbëve në shoqëri dhe kushtetutë, pasi edhe serbët aty e dinë se Kosova është i pavarur.

Kraki: Askush nuk i kërcënon serbët në veri të Kosovës, por ama ka një oreks të shtuar të qeverisë serbe për instrumentalizimin e serbëve për ta mbajtur atë lidhjen e varësisë me Beogradin. Në Serbia vazhdohet tu thuhet se Kosova nuk është e pavarur dhe do të kthehet në serbi, por gjëra të tilla janë përralla dhe këtë e dinë një pjesë e mirë e serbëve në Kosovë. Vuçiç po përpiqet vetëm të bërë propagandë në këtë pikë.

Unë mendoj se çtensionimi i situatës duhet të kalojë përmes një riintegrimi të serbëve në shoqëri dhe kushtetutë. Mendoj si ide që qeveria e Kosovës t’i bindë serbët që nuk kanë asgjë kundër serbëve. Unë sugjeroj që qeveria t’i mbulojë shpenzime e ndërrimit të targave për serbët dhe shqiptarët në luginën e Preshevës. Ndoshta një masë e tillë do të japë kontribut dhe një gjest që kjo masë të mos perceptohet si brutale. Njerëzit duhet të ndihen të kuptuar.

Kraki shtoi se kjo marrëveshje duhet të kishte qenë e papranueshme në atë kohë kur është firmosur dhe se veprimi i qeverisë Kurti vetëm e konfirmon se Kosova është një shtet serioz

Kraki: Kjo marrëveshje duhet të kishte qenë e papranueshme në atë kohë kur është firmosur. Ky veprim vetëm e konfirmon se Kosova është një shtet serioz dhe funksional, që i respekton dhe i ekzekuton marrëveshjet në terren. Me apo këtë masë, Serbia nuk është se do të ndryshojë qëndrim në raport me Kosovën apo serbët që ndodhet në Kosovë. Kjo masë e forcon Kosovën si shtet dhe vendos një shenjë barazie mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Nëse ka njohje reciproke, nuk ka problem sepse nuk mund të këtë një standard të dyfishtë kur kosovarët futen në Serbi, ndërsa me serbët që futen në Kosovë, duket sikur janë në Far West.





TË TJERA