Krasniqi: Duke u munduar t’ia fitoj jugun Bahtirit, Kurti po rrezikon që t’ia humbasë veriun Kosovës

 Krasniqi: Duke u munduar t’ia fitoj jugun Bahtirit, Kurti po rrezikon që t’ia humbasë veriun Kosovës

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit në komunën e Mitrovicës lidhur me situatën në veri dhe me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.





Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri Kurti duke u munduar t’ia fitojë Mitrovicën Jugore, Agim Bahtirit në zgjedhje, po rrezikon që ta humbasë veriun e Kosovës.

“Duke u munduar t’ia fitoj jugun Bahtirit, Kurti po rrezikon që t’ia humbasë veriun Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se sot është dita e dhjetë që Njësia Speciale po qëndron në pikat kufitare në veri të vendit pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës.

Në anën tjetër, kryetari aktual i Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri është rikanduar për kryetar të komunës nga Lëvizja Vetëvendosje, gjë që ka shkaktuar shumë pakënaqësi dhe përçarje të degës së VV-së në Mitrovicë.





TË TJERA