Krasniqi: Kurti e di që i ka kandidatët e dobët për komuna

 Krasniqi: Kurti e di që i ka kandidatët e dobët për komuna

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pretenduar se të gjitha veprimet e ndërmarra nga kryeministri, Albin Kurti, kanë pasur qëllimin që të zhvendosin vëmendjen nga zgjedhjet lokale.





Krasniqi, në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kandidatë të kualifikuar për komunat e Kosovës, shkruan Express.

“Një çështje që po e them me e përmbyll është që qysh në fillim edhe në Kuvend të Kosovës kam thënë se zgjedhjet lokale janë një herë në katër vjet dhe është tepër e rëndësishme me i dhënë hapësirë qytetarëve që të zgjedhin kryetarët e tyre. Duket më sheshazi se kryeministri, duke qenë i bindur se vërtetë i ka kandidatët e dobët dhe temat lokale nuk mund të jetë suksesi që ka pasë më 14 shkurt. I kanë ndërmarrë këto veprime duke bërë të kundërtën e asaj që propozonim, duke lënë në hije edhe çështjet lokale, duke u marrë me tema të cilat më së paku në këtë kohë kanë qenë të nevojshme”, ka thënë Krasniqi.





TË TJERA