Krasniqi publikon pamje të vitit 2000: Kjo video i thotë të gjitha për Donika Gërvallën

 Krasniqi publikon pamje të vitit 2000: Kjo video i thotë të gjitha për Donika Gërvallën

Njohësi i çështjeve politike Afrim Krasniqi, ka thurur lavde për kryediplomaten e re të Kosovë Donika Gërvallën.

Ai ka treguar se me Gërvallën ishte takuar rastësisht në vitin 1991, por ka theksuar se e admiron atë për rolin e saj profesional dhe debatues në mediat gjermane më 1998-2000.

Krasniqi ka publikuar një video në Facebook, të vitit 200, ku zëvendëskryeministrja e parë e Kosovës, kishte folur në një nga debatet televizive politike më të shikuara në Gjermani.

Analisti e ka quajtur lajmë të mirë emërimin e Gërvallës si ministre e Jashtme e Kosovës.

Reagimi i plotë i Krasniqit:

Nuk e njoh nga afër politikanen Donika Gërvalla. Jemi takuar rastësisht në shkurt 1991, kur së bashku me shumë moshatarë të tjerë ishim në grevën e urisë, por e njoh nga larg dhe e admiroj sidomos për rolin e saj profesional dhe debatues në mediat gjermane më 1998-2000. Donika nuk ishte aty thjesht një zëdhënëse e një partie politike (LDK), por një zëdhënëse e jashtëzakonshme e Kosovës dhe e imazhit europian të shqiptarëve.

E lexuar, e aftë dhe sistematike, e qartë dhe e drejtpërdrejtë, me argumente dhe qetësi, – cilësi që pakkush i ka ndër politikanë shqiptarë që na përfaqësojnë. Kjo video në një ndër debatet televizive politike më të shikuara në Gjermani (2000) i thotë të gjitha!

Sot Donika është ministre e re e jashtme e Kosovës, dhe ky është lajm vërtetë i mirë!

TË TJERA