Krelani: Lorik Cana, nëse ti mendon që je më atdhetar se Andin Lokaj gabohesh

 Krelani: Lorik Cana, nëse ti mendon që je më atdhetar se Andin Lokaj gabohesh

Shkruan Qëndresa Krelani:

“Lorik Cana, nëse ti mendon që je më atdhetar se Andin Lokaj gabohesh. A e di sa zemra të patriotëve i ke thyer që nuk e ke marrë gruan shqiptare? Aq ma shumë kur midis stadiumit, para qindra fansave me mikrofon në dorë bërtisje duke na rikujtuar e edukuar që “Nuk ndrrohet Kombësia, nuk shitet Shqiptaria”.

A e di çfarë impakti ke pas me atë fjali? A e di që tifozerinë e diasporës e ke fituar duke bërë propagandë qysh nuk ndërrohet kombësia? A e di sa njerëz njoh unë që kanë marrë vendime personale duke u bazuar në propagandën tënde?

Në fund u martove me italiane dhe përzieve kombësinë e fëmijëve. Dajt e fëmijëve i çove në Itali. Është vendim perfekt. Ta duartrokas. Sepse vendose ndjenjat tua para opinioneve fundamentaliste dhe patriarkale. Por veç deshta me ta rikujtu me këtë shembull që s’je ma patriot se Andini. Që ndryshe je deklaru. E ndryshe je kurorëzu”

TË TJERA