Kryeministri zbulon detaje se si do të bëhet vettingu në Kosovë

 Kryeministri zbulon detaje se si do të bëhet vettingu në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për procesin e vettingut në drejtësi.

Ai ka thënë se ka një lloj rezistence ndaj këtij procesi.

Sipas tij prokurorët dhe gjyqtarët do të kalojnë një process të shoshitjes së integritetit profesional.

“Ajo që di se rreth 200 prokurorë e 450 gjyqatarë, të parët duhet të bëhen aktiv, të dytën duhet të bëhen efektiv. Por kjo do të kalojë nëpërmjet shoshitjes së integritetit të tyre profesional. Këtë nuk e bëjë për hakmarrje e bëjmë për ta mundësuar drejtësinë dhe duke filuar nga Këshilli Prokurorial e Këshilli Gjyqësor. Me ç’rast më vonë këta mekanizma futen brenda sistemit për vetting të mëvonshëm që vetting të mos jetë absolut dhe i menjëhershëm. Tash për tash e kemi vetëm koncept-dokumentin, nbarë e mirë është që më ndryshime kushtetuese prandaj edhe po synojmë një gjë të tillë”, tha Kurti.

Ai tha se po hasin në rezistencë për vettingun.

“Qartazi se ka një lloj rezistence por nuk kanë pasur nevojë që më herët të na tregojnë që po e synojmë vettingun”, shtoi ai.

TË TJERA