Kujdes: Ja si mashtruesit ia morën prizrenasit 20 mijë euro

 Kujdes: Ja si mashtruesit ia morën prizrenasit 20 mijë euro

Një qytetar në Lubishtë të Prizrenit ka rënë pre e mashtrimeve përmes mesazheve elektronike duke humbur një shumë të madhe parash.

Personi me inicialet F.B ka pranuar një mesazh se ka fituar një dhuratë dhe në kundërvlerë të kësaj dhurate i njëjti kishte paguar rreth 20.000 (njëzet mijë euro).

Viktima këto para i kishte paguar përmes transaksioneve bankare nga data 20 shkurt 2021 deri më tani, duke mos e ditur se është mashtruar.

Pas kësaj ai kërkoi ndihmën e policisë, e cila tashmë ka filluar hetimet për rastin e mashtrimit.

TË TJERA