Kuota në takimin Dukagjini – Drita, favorizohet kjo skuadër

 Kuota në takimin Dukagjini – Drita, favorizohet kjo skuadër

Një nga ndeshjet që e përmbyllë javën e shtatë në kampionatin elitar të Kosovës është edhe ajo që zhvillohet në Klinë.

Stadiumi “18 Qershori” është vendtakim i Dukagjinit dhe Dritës që kërkojnë pikët e plota.

Nënkampionia e Kosovës, Drita vjen pas humbjes në derbin lokal kundër Gjilanit, derisa Dukagjini nuk dinë për fitore në gjashtë ndeshjet paraprake në elitë.

Mysafirët llogariten favoritë për të triumfuar në Klinë, sipas kompanisë së madhe të basteve sportive “bet365.com”.

Kuota për fitoren e “Intelektualëve” është 1.61, barazimi 3.76, ndërkaq triumfi i “Hithave” llogaritet me kuotën 4.50.

Dueli ndërmjet Dukagjinit dhe Dritës në Klinë nis nga ora 15:00.

TË TJERA