Kur Ronaldo iu bënte reklamë Coca-Cola-s

 Kur Ronaldo iu bënte reklamë Coca-Cola-s





Gjesti i Ronaldos gjatë konferencës për shtyp ku zhvendosi nga tavolina dy shishe Coca-Cola dhe mori një shishe ujë, si një opsion të shëndetshëm, u bë viral në internet.

Përveçse u kthye në një nga ngjarjet më të komentuara të Europianit, veprimi i yllit të Portugalisë bëri që vlera e tregut të Coca-Colas të shkojë nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollar, një rënie prej 4 miliardë dollarësh.

Megjithatë 36-vjeçari ka shkaktuar dhe polemika sepse ai vetë ka qenë dikur imazh i kompanisë Coca-Cola. Madje ka punuar edhe me gjigantët e ushqimit të shpejtë si KFC dhe McDonald.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë deklaroi vitin e shkuar se i biri Cristiano Junior shpesh herë konsumonte pije me gaz apo patatina, diçka që atij, si fanatik i jetës së shëndetshëm, nuk i pëlqente aspak.

“Herë pas here, djali im pi Coca-Cola ose Fanta dhe ha patatina dhe ai e di që nuk më pëlqen”, ka thënë futbollisti në një intervistë për djalin e tij më të madh, Cristiano Junior.





TË TJERA