“Kurti bëri pazare me xhaxhain e Adelina Graincës”, deputetja reagon pas raportimeve

 “Kurti bëri pazare me xhaxhain e Adelina Graincës”, deputetja reagon pas raportimeve

Deputetja që ditë më parë votoi për Vjosa Osmanin presidente, duke kaluar edhe zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se këto ditë emri i saj dhe i familjarëve të saj është lakuar një pretekst siç thotë ajo shpifës

Në një shkrim në Facebook, Grainca ka thënë se axha i saj që është përmendur si personi që ka bërë pazare me Albin Kurtin, është për të “prind e shok i ngushtë”.

“Këto ditë emri im dhe i familjarëve të mi u lakua vazhdimisht me pretekst krejtësisht shpifës! Luli për mua nuk është vetëm xhaxhi im, por edhe prind e shoku im më i ngushtë, mbështetja më e madhe që unë kam. Publikisht sikurse para zgjedhjeve e edhe tani, do e falenderoja për të gjitha, do të të bëj krenar ty dhe gjithë familjen duke punuar përherë në të mirë të vendit tonë”, ka shkruar e njejta.

TË NGJASHME