Kurti i prerë: JO, nuk takohem me Grenellin

 Kurti i prerë: JO, nuk takohem me Grenellin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të takohet më ish-emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i cili sot ka qëndruar sot në Kosovë.

Kurti kur është pyetur nëse do të takohet me të ka thënë shkurt “Jo”.

Ai po ashtu ka folur sërish për marrëveshjen e Washingtonit.

Sipas tij e vetmja pikë e mirë ka qenë njohja nga Izraeli që tashmë ka ndodhur.

“Pika e fundit ka qenë më e rëndësishmja. Dhe tashmë është përbmushur, njohja nga Izraeli, nuk po them se gjithçka është e papranueshme sa që është vështirë ta mendosh në formën e një marrëveshje që ta zbatosh në plotëni”, tha ai kur u pyet nëse ka ndërruar qëndrim rreth kësaj marrëveshjeje

TË TJERA