Kurti mbështet marshin e organizuar nga Krasniqi-Goodman: Serbia të marrë përgjegjësi për krimet

 Kurti mbështet marshin e organizuar nga Krasniqi-Goodman: Serbia të marrë përgjegjësi për krimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mbështetur nismën e deputetes Vasfije Krasniqi-Goodman, “Rally For Her Justice”.

Ai ka thënë se Serbia duhet të marrë përgjegjësi që të përballet me të kaluarën e saj për krimet në vendet e Ballkanit.

“Për krimet e saj e të luftës në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci, Serbia duhet të marrë përgjegjësinë dhe të përballet me të kaluarën. Ne qëndrojmë me të gjithë të mbijetuarit e luftës që kërkojnë drejtësinë”,ka shkruar Kurti

Deputetja e ka falënderuar Kurtin për mbështetjen e ofruar

TË TJERA