Kurti me tubim modest në Podujevë, dalin pak njerëz për ta pritur

 Kurti me tubim modest në Podujevë, dalin pak njerëz për ta pritur

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur sot një tubim modest në Llap. Pavarësisht paralajmërimit se i pari i Qeverisë do të ishte për një tubim në Podujevë, pak njerëz janë mbledhur për ta pritur.

Në një video shihet se numri i qytetarëve që kanë dalë për ta pritur Kurtin është i vogël.

Por, këtë herë, llapjanët e kanë pritur të parin e ekzekutivit edhe me flamurin shtetëror, që dikur Kurti e quante “lara-lara”.

Pak qytetarë ishin mbledhur edhe gjatë një tubimi tjetër gjatë fushatës për zgjedhjet e 17 tetorit, ku ishte pjesëmarrës Kurti.

Se Kurti do të merrte sot pjesë në tubim ka njoftuar kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi.

“Me kryeministrin Albin Kurti, ju mirëpresim në ora 13:00 në sheshin e qytetit. Ju ftoj të na bashkoheni në marshin e fitores!”, ka shkruar Bulliqi.

Ndryshe, qytetarët e Podujevës do të dalin në zgjedhje sërish këtë të diele, meqë asnjë prej kandidatëve nuk mori vota të mjaftueshme për të fituar në raundin e parë. Në balotazh do të përballen Ekrem Hyseni i LDK’së dhe Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes.

Pas numërimit të të gjitha votave të raundit të parë, i pari që prin me vota është Hyseni./Express

TË TJERA