Kusari-Lila: Besoj që do të fitoj pa balotazh

 Kusari-Lila: Besoj që do të fitoj pa balotazh

Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.





Kusari-Lila në DPT te Fidani në T7 ka thënë se mund të fitojë komunën e Gjakovës pa balotazh.

“Jo aspak nuk i friksohem balotazhit sepse votuesit e komunës së Gjakovës e kanë të përcaktuar se kë e mbështesin, ndërsa unë besoj se mund të fitojmë edhe pa balotazh. Është shumë reale të fitojmë pa balotazh”, tha Kusari-Lila.

Tutje ajo shtoi se për këtë është e bindur duke u bazuar nga përvoja e krijuar dhe nga përkrahja që po merr nga qytetarët.

“Në fakt intiuta është përvoja e krijuar, intuitës duhet t’i besosh sepse mundesh me e krahasu me përvojat e mëhershme, pra nga ajo që po e shoh në terren por edhe nga prapaveprimi që po marrë nga qytetarët”, shtoi ajo.





TË NGJASHME