Kusari-Lila: Është çështje javësh zgjidhja e problemit të rrymës në veri

 Kusari-Lila: Është çështje javësh zgjidhja e problemit të rrymës në veri

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është çështje javësh kur Qeveria e Kosovës do të rregullojë çështjen e pagesave të faturave nga banorët e pjesës veriore të Mitrovicës.

Deputeti Ferat Shala ka pyetur se sa janë është ndikues vendimi i Gjykatës dhe Avokatit të Popullit.

“A e ndjeni veten të mashtruar të cilën ne në Kuvend e kemi miratu. A e ndjeni veten të mashtruar dhe a është mashtrim kjo”, ka pyetur ai.

Mehmeti ka thënë se vendimi i gjykatës nuk do të thotë që nuk duhet t’i mbajnë obligimet e tyre.

“Unë konsideroj që s’keni hy në fazën kritike por nuk keni mbulesë të qartë juridike për të vazhduar pagesat në veri. Ne duhet t’i zgjidhim gabimet e së kaluarës. Por po vazhdon mashtrimi në raport me ju”, ka thënë deputeti Ferat Shala.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nga blloku rregullues me Serbinë KOSST-i ka dali në një bllok rregullues me Shqipërinë.

“Veriu njëjtë sikurse para 22 viteve njëjtë edhe sikur sot me këtë qeveri nuk e paguajnë rrymën. Kemi problem të pranimit të subjektivitetit të Kosovës. E kemi një qeveri që 9 muaj por kemi pas shumë qeveri që sa vjet. Veriu furnizohet me rrymë të importuar. Atë vendim e kemi marrë jemi duke paguar për sovranitet të Kosovës. Është e padrejtë është jo qenësore me shku me ja këputë dikujt në jug e me ja pagu dikujt tjetër. Jo veç rrymë por edhe ujë nuk paguajnë. VV është e vërtetë që nuk është pajtu me pagu rrymën në veri. I kem dhanë afat 6 muaj.. ….Albini është duke u marrë me Brukselin përpjekjet e Kosovës me veriun janë me Brukselin jo me Vuçiqin. Për ne është shumë e rëndësishme që kjo qeveri që 9 muaj është duke u marrë intensivisht dhe është çështje javësh që të merret vendim që një banori me i shku fatura e me pagu”, ka thënë ajo.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se zotohet që GP i tij do të votonte pro amendamentit që shpenzimet e rrymës të veri të paguhen direkt nga fondi i qeverisë në mënyrë që siç ka thënë ai të shpëtohet KOSST.

TË TJERA