Kuvendi miraton në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2022

 Kuvendi miraton në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2022

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash e ka miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Pro këtij projektligji ishin 65 deputetë ndërsa nuk kishte asnjë kundër dhe asnjë deputet nuk abstenoi.

Projektbuxheti për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro ose rreth 9 përqind më i lartë se buxheti i rishikuar i vitit 2021 që ishte në vlerë 2 miliard e 516 milionë euro.

TË TJERA