Lajçak shpalos afatet kohore për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

 Lajçak shpalos afatet kohore për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka folur në një konferencë për media pas takimit me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanin, përcjellGazetaBlic.

Në pyetjen lidhur me faktin se kur pritet të mbyllet marrëveshja dhe nëse BE-ja ka limite kohore për një të tillë, ai deklaroi:

“Sa i përket limiteve kohore, më duhet të them se ne do të vazhdojmë sa më shpejtë të jetë e mundur. Kuptohet nuk është çështje ditësh, por muajsh, ku edhe shpresojmë të mbyllet për aq kohë. E rëndësishme është se nuk do të ngutemi. Kosova dhe Serbia duhet të vendosin ndërsa ne do ta lehtësojmë”, tha ndër të tjera Lajçak.

TË NGJASHME