Largohen kamionët e fundit nga Jarinja, nisë tërheqja edhe e Njësisë Speciale të Kosovës

 Largohen kamionët e fundit nga Jarinja, nisë tërheqja edhe e Njësisë Speciale të Kosovës

Ka nisur të jetësohet marrëveshja e Brukselit për situatën në veri.





Aktualisht janë tërhequr të gjithë kamionët barrikadues nga pika kufitare në Jarinjë. Krahas kësaj ka nisur të tërhiqet edhe edhe Njësia Speciale e Kosovës.

Kujtojmë se që prej 20 shtatorit këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët lokalë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë.

Megjithatë, delegacionet e dy shteteve me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur marrëveshje më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut, sipas së cilës nga 2 tetori do të largohen barrikadat.





TË TJERA