“Largohet Njësia Speciale baraz me protestuesit serbë – KFOR’i ngjitet lart”

 “Largohet Njësia Speciale baraz me protestuesit serbë – KFOR’i ngjitet lart”

Zv.kryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar nga Brukseli se pikë e tretë e marrëveshjes me Serbinë është largimi i barrikadave dhe Njësisë Speciale të Kosovës nga pikat kufitare.‘’Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.





Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendsohej Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohej nga pikat kufitare”, ka thënë Bislimi.Bislimi sot në Bruksel ka zhvilluar takime me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Në Bruksel gjendet edhe drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Palët kanë zhvilluar takime individuale me Lajçakun, ndërsa ende nuk ka pasur një takim trepalësh.





TË TJERA