Latifi: Albin Kurti ishte kundërshtari më i madh i marrëveshjeve me Serbinë, tani përfundoi edhe vet aty

 Latifi: Albin Kurti ishte kundërshtari më i madh i marrëveshjeve me Serbinë, tani përfundoi edhe vet aty

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar marrëveshjen për targat e arritur sot në Bruksel. Thotë se kryeministri Kurti u bë pjesë e marrëveshjeve me Serbinë, e në të kaluarën ka qenë kundërshtari më i madh i tyre.





“Marrëveshjet e kompromisit gjithmonë krijojnë hapësirë për me u interpretuar në mënyra të ndryshme. Të gjitha palët mundohen me i interpretuar nga perspektiva e vetë, nga interesi i vetë”, thotë Latifi në Pressing.

“Ajo që më brengos mua në tërësinë e kësaj marrëveshje është se po vazhdon një kurs i rrezikshëm i cili po ndodh prej vitesh në Kosovë e të cilin ne zakonisht s’po e hetojmë ose po e hetojmë e s’dojmë me komentu. Nga dita kur ka dalë gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Nga ajo ditë kur ne kemi pranuar me hy në dialogje të tilla me Serbinë, çdo ditë ne me secilën marrëveshje që kemi arrit ia kemi heq nga një tullë sovranitetit të Kosovës”, thotë ai.

“Albin Kurti një kohë të gjatë e ka ndërtuar të gjithë politikën e tij të kundërshtimit ndaj pushteteve duke u sill, duke godit këtë element: Pse po negoconi me Serbinë, pse për veriun e andej e këndej. Çka po shohim është se në fund ai përfundoi vetë në një proces të tillë negociator”, theksoi ai.





TË TJERA