Latifi: Kurtin më shumë do ta shohim në Bruksel e Uashington se në Kosovë

 Latifi: Kurtin më shumë do ta shohim në Bruksel e Uashington se në Kosovë

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar planin qeverisës të publikuar nga qeveria e Albin Kurtit. Në Pressing, Latifi thotë se ky program nuk dallon nga programet e qeverive të kaluara.

“Edhe programi i qeverisë Kurti 2 nuk bën dallimin ose diferencën me programet e qeverive të tjera”, thotë Latifi.

“Është ripaketu një program që nuk dallon shumë apo në thelb nga programet që i kanë ofruar qeveritë e tjera për të trajtimin e problemeve politike, ekonomike, shoqërore, të politikës së jashtme dialogut e kështu me radhë”, shtoi ai.

“Në fund të fundit Kurti duke e ofruar këtë program të qeverisë së tij më shumë i ka interesuar të përmbush një kusht formal sepse një qeveri duhet të ketë një program të cilin pak a shumë gjatë mandatit nuk e respektojnë ministritë. Vetëm me pas një program që nesër dikush mos me kritiku se s’ka program qeverisës”, thotë Latifi.

“Në vitet që do të vijnë, sidomos në këtë vit që po kalojmë ne nën presion e bashkësisë ndërkombëtare, BE’së dhe SHBA’së konsideroj se kryeministrin më shumë sesa në çështje të zhvillimit ekonomik do e shohim në Bruksel e Uashington. Pjesa më e madhe e punës së tij do të jetë dialogu me Serbinë”, tha Latifi.

TË NGJASHME