Latifi: Lëmosha nuk është drejtësi sociale

 Latifi: Lëmosha nuk është drejtësi sociale

Profesori universitar Blerim Latfi ka komentuar në Pressing vendimet e sotme të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, përfshirë shtesat për pensionistët. Thotë se “lëmosha nuk është drejtësi sociale”.

“Çfarë ka bërë qeveria me këto vendime që i mori sot. Nëse këto vendime janë marrë me një kontekst elektoral, deshëm ose nuk deshëm një pjesë e opinionit publik ka me i gjyku, ka me i vlerësu si vendime që bëhen për efekte elektorale, sepse ne jemi në një kontekst elektoral, janë edhe dy javë nga balotazhi ku partia në pushtet është jetësisht e interesuar që t’i fitojë disa komuna që janë vendimtare për imazhin e saj si parti politike”, thotë Latifi.

“Kryeministri aktual nuk po bën asnjë përpjekje kreative me nxjerr vendin nga një qark vicioz në të cilin ndodhet ky vend prej shumë dekadash. Qarku vicioz ku shteti ende perceptohet në termat e mendimit politik socialist”, shpjegoi Latifi.

“Kam prit që do të jetë një fokus në i qeverisë Kurti në dy sektorë të cilët realisht këto vite janë shkatërruar. E kemi shëndetësinë dhe arsimin”, shtoi ai.

“E kemi një shëndetësi për tokë, arsimi më s’kemi se çka diskutojmë…dihet është fakt publik çfarë gjendje është. Do të ishte mirë që këto 150 milionë në këta sektorë”, thotë ai.

TË TJERA