LDK pas pezullimit të kontratës për tiketën 5 euro: Qeveri e praktikantëve

 LDK pas pezullimit të kontratës për tiketën 5 euro: Qeveri e praktikantëve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas pezullimit të kontratës për tiketë ngjitëse nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, duke e quajtur qeverinë Kurti si qeveri e praktikantëve.





LDK përmes këtij reagimi ka thënë se pezullimi i pagesës prej pesë eurove është pjesë e një procesi të dyshimtë.

“Anulimi i pagesës prej 5 eurove, pjesë e një procesi të dyshimtë është përfundim i vetëm logjik. Gjithsesi, nënshkrimi i kontratës fillimisht e më pas anulimi i saj – pas presionit publik – me pretekstin që duhet bërë analizë, tregon se sa të papërgatitur e joprofesionistë janë anëtarët e Qeverisë së Praktikantëve”, thuhet në reagim.

LDK tutje tha se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi duke i bërë thirrje prokurorisë që ta hetojë procesin.

“Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Mbi të gjitha, Lidhja Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë që të hetojë gjithë procesin në fjalë dhe dëmet eventuale financiare që mund të krijohen nga një aferë e aventurë e tillë”, thuhet tutje.





TË NGJASHME