Llapi reagon përsëri: A duhet të suspendohet Mentor Ajeti sikurse gjyqtari turk Cakir?

 Llapi reagon përsëri: A duhet të suspendohet Mentor Ajeti sikurse gjyqtari turk Cakir?

Klubi Futbollistik “Llapi” ka pësuar humbje në kundër Gjilanit me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje u përcoll me polemika të mëdha dhe kryetrajneri i Llapit pas ndeshjes nuk ishte aspak i kënaqur me ndarjen e drejtësisë, raporton Sheshi.info

Klubi llapjan ka reaguar përsëri sot përmes faqes zyrtare ku kanë krahasuar suspendimin e gjyqtarit turk Cuneyt Cakir i cili me gabimet e tij ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes Milan – Atletico Madrid.

Sipas llapjanëve, gjyqtari Mentor Ajeti ia ka mbajtur anën skuadrës së Gjilanit kur ishte rezultati ishte 0-1.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë:

Suspendohet nga garat ndërkombëtare gjyqtari truk, Cuneyt Cakir për gabimet e tij që ndikuan direkt në rezultatin e ndeshjes Milan – Atletico Madrid

Por a duhet të veprohet njësoj edhe me gjyqtarin e ndeshjes Gjilani – Llapi, Mentor Ajeti i cili ua mbajti anën vendasve kur rezultati ishte 0:1 në të mirë të ekipit tonë dhe një anshmëria e tij ndikoi direkt në rezultatin final të ndeshjes!

Presim nga FFK të marrë veprimet e duhura për gjyqtarin Mentor Ajeti

TË TJERA