Lokaj: Jemi bërë marria e botës në futboll, drejtor të Kombëtares e kemi një ish-trajner që e ka rrëzuar nga Superliga Lepencin

 Lokaj: Jemi bërë marria e botës në futboll, drejtor të Kombëtares e kemi një ish-trajner që e ka rrëzuar nga Superliga Lepencin

Gazetari i njohur dhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj ka dhënë një verdikt jashtëzakonisht të sinqertë në lidhje me situatën e Kombëtares A dhe U21 të Kosovës.

Pas fitores së ‘Dardanëve’ U21 sonte kundër Shqipërisë në kuadër të grupit kualifikues për Kampionatin Evropian, Lokaj ka nënvizuar sukseset e kësaj grupmosheje nën drejtimin e Rafet Prekazit dhe dështimet e teknikut gjerman Michael Nees.

Më poshtë, reagimi i plotë i Lokajt pa ndërhyrje:

Kosova – Shqipëria 2:1.
A po mendoni që fituam a qysh?
NO NO NO
PËR U21-SHAT E KOMBËTARES NË FUTBOLL
KUJTONI ndeshjet me Gjermaninë të U21-shave të Kosovës. Menxi na patën mposht atje 1-0 e në Mitrovicë u pat mbyll 0-0, ku gjyqtari na pat mohu penallti të pastër. Kthehuni pak mbrapa dhe do ta keni pasqyrën e qartë qysh ka qenë loja atëherë e qysh osht tash.
KUJTONI ndeshjen briliante me Norvegjinë nga 0-2 në 3 me 2. Një Norvegji e cila atë mbrëmje në përbërje e kishte një lojtar kartoni i të cilit kushtonte më shumë se krejt buxheti i futbollit tonë. Martin Odegard ishte në lojë. Por në fund doli me kry teposhtë nga stadiumi “Adem Jashari”.
KUJTONI ndeshjen me Anglinë në Hull ku u lëshuan disa raste 100% para se të na dënonte Phil Phoden. Po normal, Foden u rrit me trenera të City-t e jo në Kosovë ku ende vazhdohet të punohet gabimisht me grupmoshat e reja. Për atë me vjet spo dalin talenta të rinjë as për tregun Ballkanik e lëre më për atë evropian.
KUJTONI ndeshjen briliante kur deklasuam Turqinë 3 me 1. Turqinë që investon me miiona në gjenerata të reja.
E tjetër gjë është që ndodhi Pandemia e që ne ishim të dobët në organizim për të ftuar ata lojtarë (rreth 13-të ishin nga përbërja standarde) mos të hi me emra tash.
Ne nuk ishim të aftē ti thirim nga klubet e tyre, ata lojtarë që i nisën kualifikimet e kaluara për mrrekulli. E tash kur situata është normalizuar, loja është përtej SKANDALIT. Sytë janë me pa dhe këtë e dinë edhe fëmijët e garant edhe zogjtë nepër degë.
U21 lidhet direkt me A, e ne e kemi drejtor të Kombëtares A njeriun që si trajner e ka qit p.sh. klubin Lepencin e Kaqanikut nga Superliga. Allo. Kjo është thirje emergjente për ndryshime radikale, sepse jemi bo marria e Botës së futbollit.
Krejt në fund, ajo që dashta të potencoj e që ka të bëjë me realitetin që nga shkronja e parë e këtij shkrimi, osht shumë e thjeshtë:
Largimi i Rafet Prekazit nga U21 ka qenë gabim i madh, ngase Prekazi është DOKTORATUR E SHKENCAVE, jo vetëm për këtë “trajnerin” cirkus që askush nuk e njeh, këtë gjermanin Michael Nees, por për të gjithë ata brenda Federatës të cilët punojnë rreth organizimit të lojës magjike.
E magjistar smundet me qenë gjithkush.
Sidomos jo njerëzit te ne. Se të paktë janë që dinë dhe që kanë sens për TOP.
Për atë jemi në këtë gjendje në të cilën jemi.

TË TJERA