Lorik Cana ftohet që të jetë pjesë e “Big Brother VIP”

 Lorik Cana ftohet që të jetë pjesë e “Big Brother VIP”

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana po qëndron këto kohë në Shqipëri. Kjo për arsye se ai është i angazhuar në një nga platformat televizive si imazh dhe analist i sportit.





Numërimi mbrapsht ka filluar: “Big Brother Albania VIP” do të rikthehet në transmetim në 5 tetor dhe kurioziteti i publikut është i madh, pas 4 vitesh pauzë.

Që kur u njoftua se ky reality-show do të rikthehej në ekran, kanë qenë të shumta aludimet rreth personazheve të famshëm të përzgjedhur, kryeisht këngëtarë, moderatorë, aktorë, etj.

Mirëpo, deri tani asnjë futbollist, e duket se i pari i përzgjedhur është Cana, që thuhet se ka marrë ftesë nga Big Brother VIP, siç konfirmojnë burimet për Prive.





TË TJERA