Luis Enrique: Jam shumë i shqetësuar për ndeshjen me Kosovën

 Luis Enrique: Jam shumë i shqetësuar për ndeshjen me Kosovën

Fillimi i kualifikimeve nuk po i shkon sipas planit Spanjës që po merr fitore të vuajtura.

Selektori i Spanjës, Luis Enrique, ka parashikuar ndeshje të vështirë edhe ndaj Kosovës.

Po e humbim edhe besimin në këto ndeshje. Bëjmë gabime dhe kemi pësuar. Në pjesën e dytë e kemi parë se do të jetë e komplikuar. Për fat të keq e njëjta gjë na pret edhe kundër Kosovës. Nuk jemi te qarte si zakonisht. Kjo vërehet. Kemi ndërruar shtatë lojtarë. Gjeorgjia me ka befasuar për të mire. Qëllimi ka qenë që të bëjmë shumë pasime në thellësi, të krijojmë më shumë raste”, ka thënë Enrique pas ndeshjes, raporton Marca.

Askush nuk mund te jete i relaksuar kundër Kosovës, Ne kemi bërë mirë që kemi insistuar. Nëse shënon gol në minutat shtese është se ke punuar shumë. Nuk ka rivalë të vegjël, sidomos kur mbyllen prapa. Duhet të gjesh zgjidhje për këto situata”, ka shtuar Enrique

Ai ka pranuar se është i shqetësuar para ndeshjes me Kosovën.

Në të vërtetë ndeshja me Kosovën pritet të ketë edhe anën politike të saj. Federata spanjolle edhe të dielën, kur ka prezantuar tabelën, i është referuar si “ekipi kosovar” Përfaqësuesesh së Kosovës. Ndërkohë në tabelë e ka paraqitur me emrin e drejte. Në sajtin e Federatës spanjolle shmanget maksimalisht paraqitja e Kosovës si kundërshtare e ardhshme.

“Po, jam i shqetësuar, shumë i shqetësuar para ndeshjes me Kosovën. Por, ne duhet të gjejmë zgjidhje, pavarësisht të gjithave. Nëse ne nuk e qëllojmë cakun, nuk e kemi qartësinë dhe lojtarët janë të lodhur, duhet te fitojmë me kokë ose me zemër. Por Spanja duhet të jetë në Kupën e Botës dhe ne nuk po mendojmë ndryshe. Ne po e shohim se kundërshtarët nuk dorëzohen dhe kane kualitet, pavarësisht nëse janë nga një ligë më poshtë. Ne po hasim me shume vështirësi me ekipe të tilla sesa me skuadra si Zvicra qe luajti në çerekfinale të Botërorit apo si Gjermania
”, ka theksuar Enrique

TË NGJASHME