Machester City mposht PSG-në, të dyja kalojnë tutje në fazën e eliminimit direkt

 Machester City mposht PSG-në, të dyja kalojnë tutje në fazën e eliminimit direkt

Manchester City ka shënuar fitore ndaj PSG-së me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte pa Kevin de Bruyne, Phil Foden dhe Jack Grealish në këtë ndeshje, por që nuk i bëri problem që të fitonte.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që rrezikuan fillimisht me Rodri dhe Ruyaad Mahrez, por që dyshja nuk ishin të saktë.

Rasti më i mirë në pjesën e parë ishte në minutën e  33-të, kur Ilkay Gundogan gjuajti bukur, por topi u ndal nga shtylla.

Mahrez kishte rastin e fundit në këtë pjesëlojë, por as ku nuk ishte i saktë.

Më të filluar pjesa e dytë PSG u tregua më e rrezikshme dhe gjeti golin.

Në aksion shumë i bukur që nisi nga këmbët e Lionel Messit, ku ai mori një top në gjysmën e fushës së tij, pasoi me Neymar disa herë, i cili ia kthye argjentinasit, e ku ky i fundit e futi topin në zonë te Kylian Mbappe që shënoi për 1-0.

TË TJERA