Manipulimi me vota – si ia kishin shtuar në QNR Demalijajt votat për ta bërë deputet

 Manipulimi me vota – si ia kishin shtuar në QNR Demalijajt votat për ta bërë deputet

Ndonëse në zgjedhjet e 14 shkurti, kandidoj për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demalijajt, dështoi dhe nuk arriti t’i marr votat e mjaftueshme.

Mirëpo, ish-deputeti Demalijaj ishte përfshirë në një skandal të madh të manipulimit të votave, shkruan Gazeta Insajderi.

Një video-incizim të siguruar nga Insajderi, zbulohet sesi Demalijaj kishte korruptuar komisionerët e Qendrës së Numrimit, për t’ia shtuar votat dhe e kanë bërë deputet.

“X: 600. Një mijë vota, tha, Shkumbin Demaliajt. Shumbin Demaliajt! Si herën e kalume. Një mijë vota (nuk kuptohet). Edhe te IT-të aty i kanë haku… te IT-të, te kumpjuterat aty”, thuhet në përgjim.

Një video-incizim ka zbuluar bashkëshortin e kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, përfshirjen në një skandal të madh të manipulimit të votave.

Në këtë video ekskluzive të siguruar nga Gazeta Online Insajderi, zbulohet se si afaristi Dardan Stublla, ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla.

TË TJERA