Mbytet në Velipojë një 40-vjeçar nga Kosova

 Mbytet në Velipojë një 40-vjeçar nga Kosova

Dje në orët e mesditës, një 40-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Velipojës.

Pushuesit e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 40-vjeçarit por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar.

BalkanWeb njofton se në plazhin e Velipojës ende mungojnë në disa subjekte rojet bregdetare, ndërsa edhe ambulanca ka vonuar për të shkuar në vendngjarje.

Në plazhin e Velipojës edhe pse ka një numër të lartë turistësh, ende nuk është hapur qendra shëndetësore dhe ende nuk ka një ambulancë që qëndron në gatishmëri për çdo rast emergjent shëndetësor.

TË NGJASHME