MD tregon se kush nga familjarët e të akuzuarve në Hagë shfrytëzuan të drejtën për vizitë

 MD tregon se kush nga familjarët e të akuzuarve në Hagë shfrytëzuan të drejtën për vizitë

Familjarët e parë që kanë shfrytëzuar të drejtën për t’i vizituar familjarët e tyre që po mbahen në Hagë, kanë qenë ata të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët vizitat i kanë realizuar më 16 dhe 17 korrik.





“Familja e Jakup Krasniqit dhe e Rexhep Selimit, vizitat e para i kanë pasur me datën 16 dhe 17 Korrik 2021”, kanë thënë për Gazetën Infokus nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Ministria e Drejtësisë për Gazetën Infokus, kanë treguar se deri më tash janë bërë 5 kërkesa për vizitë të të akuzuarve kosovar që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

“Deri më tani kemi 5 kërkesa. Kërkesat tjera janë në proces dhe vizitat tjera do të jenë në fund të muajit korrik”, janë përgjigjur nga MD-ja.

Bazuar në Udhëzimin Administrativ të MD-së Nr.03/2020, të gjithë anëtarët e familjes së ngushtë të të akuzuarve pranë Dhomave të Specializuara, të cilët e parashtrojnë kërkesën për mbështetjen e nevojshme financiare do të marrin mbështesje dhe do të kompensohen.





TË NGJASHME