“Më në fund një lajm i mirë lidhur me “bashkimin” kombëtar”/ Adriatik Kelmendi: Bravo Albin, bravo Edi!

 “Më në fund një lajm i mirë lidhur me “bashkimin” kombëtar”/ Adriatik Kelmendi: Bravo Albin, bravo Edi!

Gazetari Adriatik Kelmendi ka shkruar për një lajm të mirë, që e cilëson ai, sa i përket “bashkimit” kombëtar.

Sipas tij, të gjithë shqiptarët do të mund të marrin leje qëndrimi dhe të punës në Shqipëri e Kosovë me një aplikim të thjeshtë.

Kelmendi shkrua “bravo Albin Kurti, bravo Edi Rama”.

Reagimi i plotë:

Më në fund një lajm i mirë konkret lidhur me “bashkimin” kombëtar – bashkëpunimi praktik kombëtar.

Të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë do të mund të marrin lejen e qëndrimit dhe të punës në Shqipëri dhe në Kosovë vetëm me një aplikim të thjeshtë.

Pse tash e 22 vjet flasim kur na duhet të dukemi “bukur” për “bashkimin” e paska qenë kaq e vështirë të bëhet kaq pak për t’u bashkuar edhe aty ka bash askush s’na ka penguar kurrë?!

Bravo Albin, bravo Edi!

TË TJERA