Mërgim Lushtaku ka disa fjalë pas rezultatit të votave nga diaspora

 Mërgim Lushtaku ka disa fjalë pas rezultatit të votave nga diaspora

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas njoftimit të KQZ-së për atë se si diaspora ka votuar për garën në qytetin e Skenderajt, ku PDK është përfaqësuar nga Fadil Nura.
Ai përmes një postimi në Facebook falenderoi diasporën për përkrahjen e tyre ndaj PDK-së, përcjell”.

Lushtaku shton se së bashku vazhdojmë edhe shumë punë të mira për Skënderajn.

Postimi i plotë

Faleminderit diasporë , faleminderit bashkëqytetarë të Skënderajt që jetoni dhe veproni në diasporë!

Mbi 80% e juve votuat për PDK-në dhe kandidatin e saj z. Fadil Nura. Kjo përqindje e lartë dëshmon besimin dhe vlerësimin e lartë që keni për PDK-në dhe qeverisjet e mira të saj në Skënderajn tonë.

Së bashku vazhdojmë edhe shumë punë të mira për Skënderajn!

Mergim Lushtaku

TË TJERA