Mesfushori i Feyenoord, Toornstra: Mund të hasim në vështirësi ndaj Dritës, ata duan të luajnë futboll

 Mesfushori i Feyenoord, Toornstra: Mund të hasim në vështirësi ndaj Dritës, ata duan të luajnë futboll

Mesfushori i Feyenoordit, Jens Toornstra ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kualifikuese për Ligën e Evropës ndaj Dritës.

Toornstra vlerësoi se kualiteti i Dritës nuk duhet vënë në pikëpyetje dhe mori shembull duelin ndaj skuadrës AS Trencin, kur ishin eliminuar para tri vitesh.

“Ju mund të hasni në vështirësi ndaj çdo kundërshtari, por kjo vërtet varet nga ne që ta parandalojmë këtë”.

“Ne i analizuam ata përmes video-analizës bashkë me asistentin Marino Pusic dhe skautin tonë”.

“Drita ka një skuadër që mundohet të bëjë futboll të mirë, por gjithashtu janë të rrezikshëm në kundërsulme”.

“Unë i pashë ata duke luajtur ndaj një skuadre herën tjetër, ajo çfarë dua të them është se ata nuk duhet nënvleftësuar në asnjë moment”, ka thënë Jens Toornstra.

TË NGJASHME