Ministri Selimi, Sveçles: Marre prej djemve të policisë sonë

 Ministri Selimi, Sveçles: Marre prej djemve të policisë sonë

Ish ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Sveçla që ka thënë se ‘Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar’.





Selimi ka thënë se deklarata e Sveçlës është ofendim ndaj djemve të Policisë sonë dhe se më e ndershme do ishte të thuhet ‘Zbatojme marrëveshjen e Brukselit.

“Ironia e deklaratës së Sveçlës ‘Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar’ e më poshtë lajmet ‘Tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës’. Nëse jo prej neve atëherë marre prej djemve të Policisë sonë. Më e ndershme të thuhet ‘Zbatojmë marrëveshjen e Brukselit’”, ka shkruar Selimi në Twitter.





TË TJERA