Ministrja Haxhiu falënderon Vitinë për punën në MSH

 Ministrja Haxhiu falënderon Vitinë për punën në MSH

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka falënderuar Arben Vitinë, për punën pas dorëheqjes nga posti i Ministrit të Shëndetësisë.





“Falemnderit për punën e jashtëzakonshme në kohën më të vështirë për qytetarët dhe vendin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, poshtë fotografisë krah Vitisë.

Ndryshe, edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i kishte dalë në mbrojtje Vitisë, pasi ky i fundit është kritikuar për menaxhimin e pandemisë.

Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, ka përgëzuar Vitinë për punën që po bën, në ditën kur vdiqën 18 qytetarë si pasojë e COVID-19.

“Heq kapelen para kolegut tim, Arben Vitia. Me përkushtimin, profesionalizmin, zellin, modestinë dhe qetësinë që e karakterizojnë, Arben Vitia menaxhoi në mënyrë shembullore sfidat me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë pandemisë. Shumë nga afër i kam përcjellur betejat e tij të shumta, të vogla dhe të mëdha, në Kosovë dhe jashtë saj, për sigurimin e vaksinave kaq të nevojshme për Kosovën”, kishte shkruar Gërvalla.





TË TJERA