Ministrja Haxhiu: Gjithçka do të jetë më e lehtë për Mitrovicën me kryeministër Kurtin e kryetar komune Bahtirin

 Ministrja Haxhiu: Gjithçka do të jetë më e lehtë për Mitrovicën me kryeministër Kurtin e kryetar komune Bahtirin

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qendruar në Mitrovicë për t’i dhënë përkrahje Agim Bahtirit në garën për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit.





Ajo tha se Mitrovica është njëra ndër komunat kryesore në Republikën e Kosovës.

“Tani është gjithçka më lehtë sepse kemi Kryeministër Albin Kurtin dhe do ta kemi kryetarin e ardhshëm, z. Bahtiri edhe për një mandat. Është shumë e rëndësishme me plotësu fitoren tonë që e kemi arrit me 14 shkurt, e me vazhdu 4 vjet edhe si Qeveri dhe si qeveri komunale”, tha ministrja Haxhiu.

Ndërsa, Agim Bahtiri në Facebook ka shkruar: “Ashtu siç e tha ministrja Albulena Haxhiu, me Albin Kurtin si kryeministër e mua si kryetar komune, Mitrovica do ta ketë vëmendjen që e ka merituar gjithmonë.Faleminderit, ministre!”.

Ministrja Haxhiu e kryetari Bahtiri kanë vizituar edhe një fabrikë për prodhimin e tekstilit, ku femrat mbizotërojnë si të punësuara.





TË TJERA