Ministrja Rizvanolli sërish thirrje qytetarëve: Mos u ngrohni me rrymë, rrezikohet rritja e tarifave

 Ministrja Rizvanolli sërish thirrje qytetarëve: Mos u ngrohni me rrymë, rrezikohet rritja e tarifave

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike gjatë stinës së dimrit, duke shfrytëzuar alternativa tjera për ngrohje.

Rizvanolli në e diskutimit me temë “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë”, organizuar nga Balkan Green Foundation (BGF), në kuadër të projektit “Bashkëpunimi shumëpalësh për aksionin e transformimit të mjedisit”, shtoi se çmimet e importit të rrymës janë pesëfishuar.

Prandaj sipas saj, nëse nuk kursehet energjia, duke që të rritet eksporti për çka mund të rrezikohet edhe furnizimi i rregullt me rrymë, por edhe të rriten tarifat nga prilli i vitit të ardhshëm.

“Çmimet e importit janë rritur pesëfish. Është gjendje e jashtëzakonshme. Në mënyrë që kjo krizë sa më pak ta prek Kosovën qytetarët duhet që të kursejnë rrymën, që të shfrytëzojnë burime të tjera të ngrohjes”.

“Moskursimi i energjisë do të thotë edhe rritje e importit dhe mund të ketë pengesa në fuqizim të rregullt, e mund të ketë edhe rritje të tarifave nga prilli i vitit të ardhshëm”./eo

TË TJERA