Meta nga Prishtina: Të hiqet taksa e Rrugës së Kombit

 Meta nga Prishtina: Të hiqet taksa e Rrugës së Kombit

Presidenti Ilir Meta kërkon heqjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Gjatë intervistës për A Tv me gazetarin Leart Hoxha në Prishtinë, kreu i shtetit tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të hasin në pengesa.

“Taksa e Rrugës së Kombit duhet te hiqet. Marredheniet e Shqiperise me Kosoven, janë jo vetëm marrëdhënie strategjike, por vëllazërore dhe jetike për qytetarët e të dy vendeve tona. Detyra jonë është mos krijojmë pengesa dhe t’i çlirojmë nga interesat klienteliste dhe procedurave, duke hapur rrugë për zhvillimin e ndërsjellë të marredhenieve”, u shpreh Meta.

Presidenti Meta vlerësoi procesin zgjedhor në Kosovë duke theksuar se Shqipëria duhet të marrë leksione.

“Shqiperia per fat te keq eshte vite larg Kosoves sa i perket procesit te administrimit te zgjedhjeve, sundimit te ligjit dhe ritmit te zhvillimit ekonomik. Në këtë aspekt Shqipëria nuk mund t’i japë leksione Kosovës. Sikundër Shqipëria duhet të heq dorë nga arroganca për t’u bërë kujdestar i Kosovës, dhe këtu përjashtoj Presidentin e Republikes.
Shqiperia ka të drejte që të nxisë bashkëpunimin me Kosovën dhe jo të jetë arrogante me të

TË TJERA