Molliqaj: Qeveria Kurti nuk kujdeset për shëndetin e qytetarit, masat u morrën pasi u votua Vjosa Osmani

 Molliqaj: Qeveria Kurti nuk kujdeset për shëndetin e qytetarit, masat u morrën pasi u votua Vjosa Osmani

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur para mediave në aksionin e sotëm të kësaj partie si shenjë proteste ndaj masave të reja nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se janë kundër disa masave të vendosura nga Qeveria, duke përmendur këtu edhe orën policore.

”Jo rastësisht është vendosur që masat të hyjnë në fuqi dy ditë pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit për Presidente, kjo do të thotë se Qeveria Kurti nuk kujdeset për shëndetin e qytetarit”, ka thënë Molliqaj

Ai ka folur edhe për vaksinat të cilat janë ofruar nga Shqipëria, por janë refuzuar nga Qeveria e Kosovës pasi që ishin të prodhimit kinez, duke thënë se ishte një vendim i shpejtë dhe është marrë pasi Kurti është siguruar që vendi nuk po shkon në zgjedhje të reja.

TË NGJASHME