Momenti kur vetura godet motoçiklistin në Pejë

 Momenti kur vetura godet motoçiklistin në Pejë





Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lubeniq të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person, raporton Express.

Në videon e publikuar nga aksidenti, shihet teksa vetura ka goditur një motoçiklist në fshatin Lubeniq të Pejës.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Lubeniq të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motor, si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor, për shkak të lëndimeve sipas ekipit mjekësor i njëjti është dërguar në QKUK”, ka thënë Rugova





TË TJERA