Morina: Telefoni i FFK’së tani nuk pushon, menaxherë nga e gjithë bota ofrojnë trajnerët e tyre

 Morina: Telefoni i FFK’së tani nuk pushon, menaxherë nga e gjithë bota ofrojnë trajnerët e tyre

Federata e Futbollit të Kosovës tani do të jetë e angazhuar një përzgjedhjen e një trajneri të ri pas shkarkimit të Bernard Challandes nga ky post të mërkurën.

Menjëherë janë ngritur spekulime se kujt duhet t’i jepet timoni i “Dardanëve”, derisa mediat tashmë kanë filluar me spekulime mbi emra të shumtë që mund të angazhohen nga drejtuesit e FFK-së.

Trajneri dhe analisti Arbnor Morina, e ka thotë për KosovaPress se Bernard Challandes e përfundoi ciklin e tij me Kombëtaren e Kosovës pas humbjes nga Gjeorgjia dhe se duhet falënderuar për punën e bërë.

“Mendoj që selektori e ka përfunduar ciklin e kualifikimeve me ndeshjen e djeshme dhe se për punën e bere duhet te falenderohet. Por tani kanë dalë në sipërfaqe disa probleme për të cilat është folur një kohë dhe ato janë bërë të pa menagjueshme dhe si rrjedhojë edhe loja e ekipit ka qenë e shthurur totalisht”, ka thënë Morina për KosovaPress.

Mbi atë se cili do të duhej të ishte profili i trajnerit të ri që duhet ta synojë Federata e Futbollit të Kosovës, Morina ka thënë se FFK ka shumë oferta nga e gjithë bota nga menaxherë të shumë, dhe se ai i uron sukses dhe punë të mbarë kushdo që emërohet si trajner i ri.

“Personalisht kam një mendim se çfarë profili kishte qenë i nevojshëm për ne por mendimin do ta mbaj për vete. Sepse e di qe nuk ndalet telefoni i FFK-së nga menagjeret të cilët ofrojnë trajner nga të katër anët e botes Kushdo që të përzgjidhet nga FFK unë i dëshiroj sukses dhe punë të mbarë.”, ka thënë në fund Morina.

TË TJERA