Mosftesa për Kosovën nga Bideni, flet për herë të parë Kurti

 Mosftesa për Kosovën nga Bideni, flet për herë të parë Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar për herë të parë pasi Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti nga një tubim i LVV-së në Podujevë, tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar se Kosova nuk është ftuar nga SHBA.

“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar e kemi shpjeguar edhe më herët e këtë e ka bërë shumë thjesht edhe Ambasada Amerikane”, tha Kurti pasi u pyet nga gazetarët.

Ndryshe, për mos ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në SHBA ka pasur reagime të shumta.

Ndërkaq, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kishin thënë se “Jo të gjithë partnerët mund të përfshiheshin në këtë iniciativë”.

Më 9 dhe 10 dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet për herë të parë Samiti për Demokraci, ndërsa tashmë po qarkullon në media lista me vendet që janë ftuar për të qenë pjesë e samitit, ku Kosova nuk ka figuruar në mesin e shteteve pjesëmarrëse. /Telegrafi/

TË TJERA