Moti i keq “pushton” Kinën, rrezikon të çahet diga, frikë për 7 milionë persona

 Moti i keq “pushton” Kinën, rrezikon të çahet diga, frikë për 7 milionë persona

Kina është duke u përballur me shira të rrëmbyer dhe stuhi, duke detyruar mijëra persona të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa 12 janë raportuar të vdekur.





Ndërkohë, si pasojë e prurjeve të fundit, ushtria ka dhënë alarmin se një digë në Kinën Qendrore mund të shkatërrohet në çdo moment. Pak ditë më parë, dy diga u shembën, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme serioze.

Sipas ushtrisë, diga Yihetan në Luoyang ka pësuar një çarje prej 20 metrash, duke sjellë frikë për 7 milionë personat e këtij qyteti.

Ndërkohë, me dhjetëra qytete janë bllokuar për shkak të përmbytjes së rrugëve, ndërsa qindra persona raportohen të zhdukur edhe shumë fluturimet janë anuluar.





TË NGJASHME