Muharrem Sahiti i kënaqur me paraqitjen e Dritës: Të marrësh rezultat të tillë ndaj një klubi si Feyenoord, tregon për seriozitetin dhe punën e madhe që po e bën Drita

 Muharrem Sahiti i kënaqur me paraqitjen e Dritës: Të marrësh rezultat të tillë ndaj një klubi si Feyenoord, tregon për seriozitetin dhe punën e madhe që po e bën Drita

Drita ka arritur ta shkaktojë befasinë në Ligën e Konferencës, duke barazuar 0-0 me gjigantin holandez Feyenoord në ”Fadil Vokrri”.

Pas rezultatit historik të arritur nga nënkampionët e Kosovës pati urime të shumta për paraqitjen fantastike të skuadrës së Ardian Nuhiut, shkruan Gazeta Olle.

Në një prononcim për Gazeta Olle, drejtori teknik i Kombëtares së Kosovës dhe ish-futbollisti i njohur, Muharrem Sahiti vlerësoi lartë lojën e mbrëmshme ndaj Feyenoordit.

Paraqitja e mbrëmshme e FC Dritës është edhe një dëshmi e radhës për progresin e gjithëmbarshëm që po e bënë futbolli i Kosovës, e që u konfirmua ditë me parë edhe me ngritjën e rejtingut të ligës sonë”, tha fillimisht Sahiti.

Tutje ai theksoi se ky rezultat i arritur nga Drita tregon seriozitetin e këtij klubi.

Të marrësh rezultat të tillë ndaj një klubi të përmasave sic është Feyenoord, tregon për seriozitetin dhe punën e madhe që po e bënë FC Drita, e cila karshi edhe klubeve tjera që na përfaqësuan në arenën ndërkombëtare po dëshmon ngritje të nivelit“.

Krejt në fund, Sahiti uroi klubin dhe “Intelektualët” për paraqitjen ndaj gjigantit holandez.

Me këtë rast, dua t’ i uroj për paraqitje të gjithë futbollistët e klubit, për angazhimin dhe koontributin e tyre, trajnerin Ardijan Nuhiu për përgatitje taktike shumë të mirë të lojës, tifozët “Intelektualët” për përkahjën dhënë ekipit si dhe ata që janë më meritorët për këtë nivel, investitorët, që e mbështesin fuqishëm këtë ekipin gjatë tërë kohës”, përfundoi Muharrem Sahiti për Gazetën Olle.

Ndeshja e kthimit ndërmjet Feyenoordit dhe Dritës, do të zhvillohet me 29 korrik në Roterdam të Holandës.

TË NGJASHME