Mustafa: Nuk do të rrimë në sallë kur të votohet Vjosa Osmani për presidente

 Mustafa: Nuk do të rrimë në sallë kur të votohet Vjosa Osmani për presidente

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të qëndrojë në sallën e Kuvendit kur pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente.

Kështu ka konfirmuar vet kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se partia e tij nuk do t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente, Mustafa në Klan Kosova, ka thënë se Osmani nuk është personi i duhur për presidente, ndërsa shtoi se ajo e ka derën hapur për tu kthyer në LDK.

“LDK-ja nuk do të rrijë në sallë, Osmani nuk është personi i duhur për president. Ne si LDK e kemi kandiduar për kryeministre në zgjedhjet e kaluara, ajo ishte një femër e zonja dhe e zgjuara, ajo ka dal kundër LDK-së dhe kurdo që i bie pishman ajo mund të kthehet.

Vjosa e ka parë që është gabim që është larguar nga LDK-ja”, ka thënë Mustafa.

TË NGJASHME